E ëmbël, e talentuar dhe shumë e dashur për publikun. Moderatorja Amarda Toska është një nga femrat më të famshme të showbizit shqiptar.
E kohët e fundit e gjithë vëmendja është tek ajo dhe partneri Ermal Mamaqi, pasi çifti është në pritje të fëmijës së tyre të dytë, transmeton ShkodraNews.
Ami është drejt fundit të shtatzanisë së saj.
Në rrjete sociale këtë periudhë ajo është bërë gjithnjë e më shumë aktive dhe dje ka zbuluar se moti me dëborë është i preferuari i saj.
Nga dritarja e dhomës së saj të gjumit në Tiranë, Ami ka zbuluar se sa shumë e pëlqen këtë gjendje.
Mbetet vetëm pak kohë që në jetë të vijë vajza e çiftit Toska-Mamaqi. Ata kanë edhe një djalë që quhet Joel.