Në nëntor të vitit 2016 këngëtari i famshëm Michael Buble dhe bashkëshortja e tij Luisana Lopilato njoftuan ndërprerjen e punëve të tyre pasi djaloshi Noah u diagnostikua me kancer.
Përreth 2 vite familja e tyre është shpërngulur në Argjentinë ku i vogli mori trajtimin e nevojshëm për kancerin në mëlçi ndërkohë që për familjen Buble jeta mori një kthesë tjetër.
Muaj më parë ata rrëfyen për publikun gjatë një interviste se 3-vjeçari Noah e mposhti këtë sëmundje dhe se gjthçka do i kthehej normalitetit, ai gëzon shëndet të plotë dhe është rikthyer në shkollë.
Së fundmi duket se familja e tyre do të zgjerohet pasi një tjetër fëmijë pritet të vijë në jetë. Burime pranë çiftit kanë konfirmuar për “Daily Mail” se Luisana është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe është në pritje të një vajze.
Pas fitores së betejës me djalin e tyre ata donin një fillim të ri dhe ku ka më mirë sesa të bekohesh me një tjetër fëmijë. Edhe në intervista të mëparëshme Luisana është shprehur se do të bënte edhe 20 fëmijë nëse trupi do i’a lejonte. Të qenit prind është titulli më i bukur që dikush mund të ketë.