Ndoshta nuk e keni ditur, por këngëtari i njohur Marsel, ka një vëlla binjak dhe ai është po aq i njohur sa ai për publikun.
Të premten në mbrëmje, në “Zonë e Lirë”, Marsel Ademi tregoi se vëllai i tij binjak është ai që të gjithë e njohim si Mandi i Nishtullës. Të dy janë fëmijë nga të njëjtët prindër.
Marseli zbuloi pas lindjes, prindërit i kanë ndarë dhe siç ndodh jo rrallë në Shqipëri, ata e kanë falur Marselin tek daja, pasi ai dhe bashkëshortja e tij nuk kishin fëmijë.