Sot legjislatura e re e Parlamentit italian pas zgjedhjeve të 4 marsit dhe situata politike për krijimin e qeverisë së re është më e komplikuar se kurrë.
Përpjekjet e Lëvizjes 5 Yje për arritjen e një konsensusi në zgjedhjen e kryesive të Dhomës së Deputetëe dhe të Senatit Italian dështuan.
Konsultimet mes 5 Yjeve dhe Lidhjes së Matteo Salvinit u ndeshën me bllokimin politik të liderit të koalicionit të së djathtës Silvio Berlusconi i cili vuri veton brenda aleatëve të tij që Dhoma e Senatit të drejtohet nga kreu i grupit të Forza Italias Paolo Romani. Kandidaturë kjo e pa pranueshme nga 5 Yjet. E papranueshme dhe e hedhur poshtë nga lideri i 5 Yjeve ka qënë dhe kërkesa e Silvio Belucsonit për një takim konsultativ mes tyre.
Të shumta janë nyjet politike për t’u zgjidhur dhe gjithcka duket se është kthyer në pikënisjen e 3 javëve më parë kur vota e italianëve nuk mundi të përcaktoj një forcë politike fituese me mbi 40% të votave.
Zgjedhja e kryesive të dy dhomave të deputëtëve është dhe hapi i parë i rëndësishëm në krijimin e qeverisë së re i cili do të përcaktojë dhe vendimin e Presidentit të Republikës për krijimin e qeverisë së re.
Legjislatura e re e parlamentit italian do të nis sot punimet pikërisht me votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të dhomës së deputëtëve e të Senatit. Nëse për 3 herë radhazi nuk do të arrihet të zgjidhen me 2/3 e shumicës së votave, votimi i katërt do të mjaftohet me shumicën e mundshme. E në shumicën e mundshme të votave i favorizuar është kolaicioni i djathtë që ka aktualisht mazhorancën paralamentare.
Partia Demokratike ka informuar se do të votoj një skedë të bardhë duke mos mbështetur kandidaturën e asnjë force politike e në koherencë me deklaratat e lidërve të saj për qëndrimin e saj opozitar.
Italianët presin krijimin e qeverisë së re. Do jetë një qeveri koalicioni mes 5 Yjeve e Lidhjes? Një qeveri teknike? Një qeveri e kolaicionit të gjerë? Apo rikthim në zgjedhje?
Gjithcka do të përcaktohet në orët e ardhshme e në taktikat politike që do të shfaqen në dhomën e deputetëve dhe të senatit të legjislaturës së sapo nisur.