Loading...

Nano: Ilda Bejleri, është më vulgare se veshjet

Monologu i analistit dhe gazetarit Mustafa Nano në emisionin e tij, “Provokacija”, për moderatoret sportive Bora Zemani dhe Ilda Bejleri ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Nano kritikoi moderatoret për veshjen dhe u ndal konkretisht tek fustanet tepër të shkurtra që ato mbanin veshur.

Pas monologut të tij nuk mungoi as kundërpërgjigja e Ilda Bejlerit, e cila në deklaratën e saj tha se Nano nuk është i fushës së modës për ta gjykuar. Sot në emisionin “Zonë e Lirë”, Nano tha se qëllimi i tij ka qenë të merret me fenomenin dhe jo pikërisht me veshjen e moderatores Bejleri.

”Mua nuk më eksiton mishi, mua më eksiton finesa, eleganca gjëja e bërë në momentin e duhur. Eksitimi im është i ndërlikuar, nuk është aq e thjeshtë. Mua nudoja nuk më bezdis, dhoma e gjumit nuk është i vetmi vend ku nudoja është e natyrshme. Mua nudoja nuk më bezdis në atë aktivitetin ku gratë dalin pa pantallona, më duket sportive, as në garat me biçikleta nuk më bezdis, sepse duan të përcjellin një mesazh. Mua më bezdis vulgariteti. Unë mendoj se një studioje të atillë televizive nuk i shkon ajo veshje. Duket sikur ka patur një polemikë mes meje dhe asaj, por unë e kam me fenomenin. Harrojeni emrin e Ilda Bejlerit, tani është më vulgar se sa veshja që kishte. Të flasim për fenomenin. Mos më bëj të iki fare. Vetëm përgjigja që ka dhënë ajo, ne s’duhet t’i përmendim as emrin. Mua e fundit gjë që më shkon në mendje është të polemizoj me një qenie të atillë. Unë nuk isha përgatitur për këto gjëra. Unë jam marrë me dukurinë”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com