Loading...

“Më thanë bëj kujdes me Rita Orën”, këngëtarja shqiptare tregon çfarë ndodhi në dasmën private

Prej vitesh, Denisa këndon në club-e e në festa private në kryeqytet, por është edhe pjesëmarrëse në gara muzikore e më pak në klipe të reja.

Pasditen e djeshme, Denisa ishte e ftuar në “Rudina” për të rrëfyer për projektet e reja, për jetën artistike, por edhe për atë familjare.

Duke kujtuar disa prej eventeve të saj më të rëndësishme artistike, Denisa kujtoi edhe mbrëmjen me këngëtaren e famshme Rita Ora, takimi me të cilën i ka lënë mbresa e, më shumë, komplimenti i saj i veçantë.

Së bashku me Sidrit Bejlerin e Eranda Libohovën, Denisa u bë pjesë e dasmës private që vajza e tezes së Rita Orës oganizoi në Tiranë. Fakti që ishte Rita, të gjithë organizatorët i kishte vënë në lëvizje, madje edhe këngëtarët ishin porositur të kishin kujdes: “Para dasmës, na e bënë gogol, na thanë ‘kini kujdes, është Rita Ora, mos i flisni, mos kërkoni foto’”, – tregon Denisa, por nuk ishte fare kështu, shkruan Revista Class.

Jo vetëm që bëri foto me Denisën, por këngëtarja me origjinë shqiptare edhe këndoi këngë popullore me të gjithë. Denisa, madje, mori edhe një komliment të veçantë nga Rita: “Your voice is amazing” (ke zë të mrekullueshëm)” i tha ajo pasi e dëgjoi Denisën të performonte live.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com