Gazetarja e njohur Rudina Xhunga, e cila u largua nga ekrani i Vizion Plus dhe iu mbyll emisioni “Dritare”, pasi kjo media “bleu Sokol Ballën, ka treguar mbrëmjen e sotme shkakun e largimit.
E pyetur nga fëmijët në emisionin “Në kurthin e Piter Panit” të Alketa Vejsiut, Rudina tha se iku vetë dhe nuk e largoi njeri.
Ajo i tha djalit të vogël:
Të dukem nga ato që e heqin unë ty? Ika vetë dhe ju këshilloj që asnjëherë mos të jeni të dorës së dytë. Mua asnjëherë nuk më ka pëlqyer të jem e dorës së dytë”.