Loading...

E mbani mend Marielin “luani” i BB4, u zhduk prej 7 vitesh, ja ku ka përfunduar sot

Marieli është padyshim që nga personazhet e ekraneve që do të mbesë gjatë në kujtesën e publikut shqiptar.
Ai ka qenë një person shumë interesant në sytë e shqiptarëve kur shfaq për herë të parë në reality-show-n “Big Brother Albania 4”.

Shprehja që spikati në atë kohë për të ishte “Nxirre luanin Mariel”, pasi ai ishte një person shumë i ndjeshëm pavarësisht formave të tij trupore.

Dikur një wrestler që brenda shtëpisë pati një lidhje me një bukuroshe shkodrane, por prej disa vitesh ai u zhduk nga ekranet për t’u rikthyer sërish.

Sport që kishte ushtruar që në moshën 17-vjeçare për të mos e lënë kurrë më.

Pas hulumtimeve të gjata, “Xing.al” ka zbuluar se që prej 4 vjetësh ish-banori i “Big Brother Albania 4” është tërhequr nga ringu, ku të gjithë e quanin “Luani”, por jo nga sporti i Wrestling (thënë në zhargon, keçi).

Ai është trajner i brezit të ri të sportistëve në Vicenza, ku jeton me familjen. Sa i takon jetës private, pas historisë me Mirjetën, që mbaroi menjëherë pas “Big Brother”, 30-vjeçari u përpoq ta mbajë të fshehtë, por sipas informacioneve të “Xing.al”, pas një fejese gati dy-vjeçare, Marieli 1 vit më parë nisi të bashkëjetojë me partneren e tij shqiptare, bashkëjetesë e cila nuk dihet nëse vazhdon ende.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com