Rrëfimi!
Në vitet 2000 këngëtarja Çiljeta Xhilaga ishte personazhi që me tiparet e theksuara, format e bollshme dhe performancat ekstravagante u kthye në objekt diskutimesh kudo. Gazetat ishin të mbushura me artikuj për të dhe këto reagime nuk janë kaluar aspak lehtë për familjen e saj.
Në një intervistë për “Jo vetëm modë” nëna e Çiljetës, Majlinda kujtoi vitet kur vajza e saj ishte në kulmin e karrierës dhe gjithkush fliste për të.
“Shumë gjëra që i shkruanin gazetat atëherë nuk ekzistonin fare. Fakti që e përshkruanin Çiljetën si vajzë me trup të rregullt apo me gjoks të madh na ka bërë të mbajmë goxha llafe në kurriz kot. Megjithatë më vonë u mësuam me këtë gjë dhe e dinim që vajza jonë ishte shumë e rregullt nga të gjitha anët. Unë di që Çiljetën e kam vajzë me këmbë në tokë, kështu ka qenë gjithmonë”, tha Majlinda.
Por 12 vite më parë kënga “Dridhe” e shndërroi Çiljetën në një fenomen, por si u prit teksti provokues nga familjarët e saj e rrëfen nëna e këngëtares.
“Me Getoarin faktikisht na kanë marrë në telefon dhe ne marrim rrugën për Kosovë dhe shkojmë në studion e Getit edhe dëgjuam këngën: Qyqja Geto i thashë, kemi ardh nga Tirana në Prishtinë për të dëgjuar këto fjalë? Jo i thash, nuk do ta lejoj Çiljetën të këndojë.
Por ai mu kthye: Pse të mos e bëjë? Është diçka e bukur, do bëjë bujë. Më pas vendosëm dhe e bëmë. Pasi doli kënga dhe u këndua tek “Kënga Magjike” e ndaluan dhe thanë se nuk ishte për atë koncert”, tregoi nëna e Çiljetës.
Por pavarësisht kritikave ndaj këngës askush nuk ia ndali rrugën e suksesit.