Loading...

Dikur bënte jetë luksi me të dashurin trafikant, Viola Spiro ankohet se nuk i del rroga

Tërhoqi vëmendjen e të gjithë opinionit publik shqiptar pasi i dashuri i saj trafikant u arrestua nga policia.
Megjithatë e ftuar në një intervistë së fundmi, Viola Spiro tregoi se nuk i del rroga e saj dhe se i merr borxh të motrës.

Kujtojmë se pak kohë më parë moderatorja shfaqej në udhëtime luksoze dhe vishej gjithnjë me markat e fundit por duket se gjërat kanë ndryshuar pas arrestimit të të dashurit, i cili u kap me drogë.

Madje ai përflitej se ishte dhe sponsorizuesi i udhëtimeve të saj.

E ftuar në “Lart e poshtë”, Viola ka folur mbi shopping dhe mbi blerjet e shtrenjta.

Bukuroshja u shpreh se:

Mundohem të blej dhe gjëra të shtrenjta, por kur janë outlet ose kur ka ulje, kur është diçka që bie në sy por nuk është masive. E urrej kur janë në modë dhe mund ta blej kushdo, pasi realisht të gjithë mund të blejnë një palë atlete të shtrenjta ose një veshje të shtrenjtë sepse mund të kursejnë.
Edhe unë kam kursyer. Madje kam marrë dhe para borxh motrës time për të blerë një çantë të shtrenjtë që nuk mund ta përballonte një rrogë kështu që më duheshin ekstra.”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com