Mes batutave dhe humorit në çdo situatë, pavarësisht se ajo mund të mos jetë komike, aktori Bes Kallaku ka përcjell një urim special për të gjithë mësuesit dhe veçanërisht për mësuesen e tij të klasës së parë. Aktori i humorit ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto nga klasa e parë, pikërisht nga Festa e Abetares.
“Gëzuar 7- marsin të gjithë mësuesve. Atyre mësuesve që vërtet me përkushtim kanë edukuar breza. Mësuesja ime e parë, Naile Maloku, të përqafoj. Në këtë foto, Festa e Abetares . (Unë jam ai i treti nga e majta, afër atij që po qan ndërkohë, jam me bluze blu hahah). Zoti ju rujt”- ka shkruar aktori bashkangjitur fotos.
E zbuluat kush nga fëmijët është Besi? Me siguri që atëhere i është shfaqur sensi i humorit pasi në foto shfaqet duke qeshur edhe pse shoku i tij po qan.