Nëse keni ndërmend të blini një makinë, atëherë duhet të tregoni i kujdesshëm pas veprimeve te noteri. Kjo pasi të gjithë personat që blejnë një automjetet duhet të kryejnë kërkesën për ndryshimin e pronësisë brenda 10 ditëve nga momenti i firmosjes së kontratës së shitblerjes, në rast të kundër gjobiten deri në 40 mijë lekë.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor u kujton pronarëve të mjeteve të respektojnë afatin ligjor për të mos u përballuar me masat. Në faqen zyrtare të DPSHTRR janë publikuar afatet dhe dokumentet që duhet të për shitblerjen e mjeteve dhe ndryshimin e pronësisë mbi automjetet
Ndryshimi i pronësisë
Në rast ndryshimi të pronësisë së automjeteve, qytetari brenda 10 ditësh nga data kur nënshkruhet akti ligjor i pronësisë merr masa për regjistrimin e ndryshimit të pronësisë ose ndryshimeve të tjera, si dhe për lëshimin e certifikatës së pronësisë. “Cilido që nuk respekton dispozitat e caktuara nga ky nen ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 10 mijë deri në 40 mijë lekë. Cilido që qarkullon me një mjet për të cilin nuk është kërkuar brenda afatit të caktuar prej 10 ditësh azhurnimi ose rinovimi i lejes së qarkullimit dhe i certifikatës së pronësisë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 5 mijë deri në 20 mijë lekë”, – thuhet në njoftimin e DPSHTRR-së.
Detyrimet
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor u kujton qytetarëve se duhet të kryejnë brenda afateve ligjore pagesat e taksave të përvitshme të automjeteve, çregjistrimin e përkohshëm të mjeteve në pronësi të tyre brenda 10 ditëve, kur nuk e kanë atë në përdorim për një periudhë të caktuar, apo çregjistrimin e përhershëm kur qytetari e ka nxjerrë mjetin jashtë qarkullimit dhe ndryshimin e pronësisë së tij në organet kompetente, brenda 10 ditësh nga kalimi i pronësisë nga njeri pronar në tjetrin, nëpërmjet akteve juridike.
Çregjistrimi
Për çregjistrim të përkohshëm të mjetit kërkohen pesë dokumente. Pronari i mjetit ose i autorizuari i tij duhet të paraqesë me shkrim kërkesën për kryerjen e veprimeve në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Dokumentet që duhet të shoqërojnë kërkesën janë: leja e qarkullimit, certifikata e pronësisë, targat e mjetit, në rast humbjeje ose vjedhje të dokumenteve dhe targave duhet të sillet denoncim nga policia dhe çregjistrimi bëhet vetëm një herë gjatë një viti, duke paguar detyrimet financiare deri në momentin e kryerjes së veprimeve. Ndërsa për çregjistrim të përhershëm të mjetit kërkohen këto dokumente (duhet të paraqitet pronari i mjetit ose i autorizuari i tij me shkrim për kryerjen e veprimeve në Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor me lejen e qarkullimit, certifikatën e pronësisë, targat e mjetit dhe në rast humbjeje ose vjedhje të dokumenteve dhe targave duhet të sillet denoncim nga policia). Ndërsa në rastin e çregjistrimit të mjetit për eksport (heqje nga qarkullimi në Shqipëri për në shtete të tjera, kërkohet leja e qarkullimit, certifikata e pronësisë, targat e mjetit). Këto dokumente dorëzohen në degën e regjistrimit të mjeteve dhe mjeti pajiset me targa provizore për eksport, leje qarkullimi provizore me afat dhe certifikatë pronësie.
Çregjistrimi i përkohshëm dhe i përhershëm i mjeteve
Për çrregjistrim të përkohshëm të mjetit kërkohen këto dokumenta (heqje e përkohshme nga qarkullimi me të drejtë riaktivizimi).
Duhet të paraqitet pronari i mjetit ose i autorizuari i tij me shkrim për kryerjen e veprimeve në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
1. Leja e qarkullimit.
2. Çertifikata e pronësisë.
3. Targat e mjetit.
4. Në rast humbje ose vjedhje të dokumentave dhe targave duhet të sillet denoncim nga policia.
5.Çregjistrimi bëhet vetëm një herë gjatë një viti, duke paguar detyrimet financiare deri në momentin e kryrjes së veprimeve.
Për çrregjistrim të përhershëm të mjetit kërkohen këto dokumenta (heqje e përhershme nga qarkullimi.
Duhet të paraqitet pronari i mjetit ose i autorizuari i tij me shkrim për kryerjen e veprimeve në Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
1. Leja e qarkullimit.
2. Çertifikata e pronësisë.
3. Targat e mjetit.
4. Në rast humbje ose vjedhje të dokumentave dhe targave duhet të sillet denoncim nga policia.
Ndryshimi i pronësisë së mjetit
Qytetari brenda 10 ditësh nga data kur nënshkruhet akti ligjor i pronësisë merr masa për regjistrimin e ndryshimit të pronësisë ose ndryshimeve të tjera, si dhe për lëshimin e certifikatës së pronësisë.
Cilido që nuk respekton dispozitat e caktuara nga ky nen ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 10 mijë deri në 40 mijë lekë.
Cilido që qarkullon me një mjet për të cilin nuk është kërkuar brenda afatit të caktuar prej 10 ditësh azhurnimi ose rinovimi i lejes së qarkullimit dhe i certifikatës së pronësisë ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 5 mijë deri në 20 mijë lekë.
Për të bërë ndryshimin e pronësisë duhen:
Karta e identitetit, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësit e shërbimit, ju kthehet përsëri.
Dokumenti i fitimit të pronësisë së mjetit, origjinal.
Leja e qarkullimit të mjetit.
Certifikata e pronësisë së mjetit.
Certifikata e kontrollit fizik të mjetit.
Targat e mjetit, kur ato janë sipas sistemit të vjetër.