Loading...

E “hëngri” prap edhe Xeni! Armina tregon se kur do martohet: Kam filluar…

Do të kemi dasmë! Blogerja e njohur Armina Mevlani sot në studion e “Rudina”, në Tv Klan zbuloi detaje nga ajo qe po ndodh mes saj dhe Shkëlzen Berishës, djalit të ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Lidhja e tyre ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes dhe ka ngjallur interes. Por çifti duket se ka vendosur të ndërmarrë të tjerë hapa në marrëdhënien e tyre.

 

“Zeni ka angazhimet e veta. Unë i lutem që të vijë dhe të më shoqërojë në “Javët e Modës”, por nuk mundet të qëndrojë gjatë gjithë kohës. Ai gjithmonë ka qenë me mua, unë sa herë kthehem në hotel e marr në telefon, ka filluar të informohet mbi detajet e modës. Më vjen mirë se kemi krijuar besim tek njëri-tjetri edhe për udhëtimet. Madje unë kur kthehesha në hotel, që flisja me të, i thoja që isha shumë e lodhur dhe se nuk kisha fuqi të bëja më asgjë, por ai më shtynte që të dilja duke më thënë se mund të ndërroj kartëvizita me njerëz. Dua të them që më ndihmon dhe më mbështet”, tha Mevlani.

Lidhur me planet për martesë, Mevlani tha se ata kanë diskutuar për dasmën dhe kanë menduar për vendin ku do ta organizojnë.

“Pas 3 vitesh është shumë larg. Ne e kemi diskutuar dhe kemi filluar të hedhim planet në letër lidhur me vendin, si e duam dhe gjithçka tjetër. Unë do doja shumë që edhe për fustanin të bashkëpunoja me një nga firmat e njohura. Kam filluar kontaktet që edhe kjo gjë të jetë në funksion. Ne nuk kemi bërë një festë kur jemi fejuar, donim të ishte personale midis prindërve tanë sepse nuk kemi qenë aq tradicionalë për këtë festë. Ne kemi bërë një darkë, por nuk ka qenë e madhe. Njerëzit duan ta dëgjojnë këtë gjë dhe ne do ta bëjmë si hap përpara martesës. Nuk dua të vendos një datë përpara se të vë gjërat në vijë. Do jetë sërish një festë private, sepse nuk i kam qejf t’i bëj gjërat të mëdha, sepse kam vite që bashkëjetoj. Por është diçka që e kanë qejf të gjithë, edhe miqtë edhe të afërmit. Nuk kemi planifikuar ende data, sepse duam t’i bëjmë gjërat avash. Kjo mund të jetë vitin tjetër, por ende nuk është përcaktuar”, tha Mevlani./tvklan

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com