Loading...

Zyrtare, gazetari i njohur braktis Top Channel, i bashkohet Sokol Ballës në Vizion Plus

Dy ditë më parë u përfol në media se në departamentin e lajmeve pritet të ketë lëvizje të gazetarëve të njohur.’

Bëhej fjalë për 5 gazetarë të lajmeve, të cilët do të braktisnin Top Channel për t’iu bashkuar kështu newsroom-it të “Vizion Plus”, aty ku prej disa muajsh është pozicionuar edhe ish-drejtori Sokol Balla, i cili tashmë vjen çdo të enjte me “Real Story”.

Tashmë është konfirmuar zyrtarisht se cili është njëri nga këta gazetarë.

Bëhet fjalë për gazetarin Thimi Samraxhiu, i cili prej disa vitesh ka mbuluar sektorin e politikës në Top Channel.

Lajmin e ka konfirmuar vetë gazetari, i cili në profilin e tij në Twitter. Siç edhe dallohet në këtë foto, Samarxhiu e ka theksuar se tashmë është pjesë e televizionit “Vizion Plus”, e konkretisht redactor i emisionit politik të Sokol Ballës, “Real Story”.

Nga ana tjetër, në vend të tij ka shkuar Indrit Maraku, pas disa vitesh punë si gazetarë politik në “abc news”.

Këto lëvizje janë cilësuar si “hakmarrje” e Ballës ndaj pronares së Top Channel Vjollca Hoxha. Mbetet për t’u parë në ditët në vijim se cilët janë edhe 4 lëvizjet e tjera nga TCH.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com