Valbona Mema ka bërë rreth një muaj më parë një deklaratë ku thoshte se këngëtarja tjetër e muzikës popullore shqiptare,
Artjola Toska është duke i marrë bukën e gojës.
Ajo e ftoi atë të përballeshin publikisht duke thënë:
Artiola Toska është duke më luftuar prej shumë vitesh dhe unë nuk kam hapur gojën. Dua ta bëj publike dhe do ta ftoj që nëse ajo ka diçka me mua, të ma thotë, por jo të ndërhyjë në bukën e fëmijëve të mi. Kam frikë se ajo nuk ka shpirt”.
Me sa duket gjithçka është sqaruar midis dy “bilbilave” të muzikës popullore shqiptare.
E ftuar “Në 1 kafe me Labin”, Mema ka thënë se ato janë dy mikesha dhe gjithçka kishte shkuar shumë mirë.
Këngëtarja është shprehur:
Çdo gjë ka ardhur shumë mirë. I kemi sqaruar çdo gjë. Në një moment tjetër do dalim dhe do sqarojmë edhe opinionin publik. Por gjithsesi ne jemi dy mikesha, dy këngëtare që duhet të përfaqësojmë denjësisht muzikën tradicionale shqiptare”.