Pas “Portokallisë” aktorja Rudina Dembacaj ka nisur një tjetër projekt në një tjetër televizion.
E ftuar në PopCulture aktorja foli për projektet e saj të ardhshme ndërkohë që e pyetur nëse përveç aktrimit dhe moderimit ka dëshirë të provojë muzikën ajo u përgjigj: “Jo kurrë. Unë këndoj si derr”.
Ndërkohë aktorja ka zbuluar edhe disa detaje nga jeta e saj personale dhe lidhjet e saj të mëparshme: “U ndava nga i dashuri i fundit sepse nuk kishim përputhje së bashku dhe unë kisha nevojë për një mashkull më bujar dhe xhentëllmen. Bashkëshorti im ndryshon shumë nga ish partnerët e mi.”
Por Rudina ka folur edhe për marrëdhënien e saj më bashkëshortin, duke theksuar se lidhja e tyre nuk nisi si diçka serioze: “Prej një viti e gjysëm isha kliente tek servisi i bashkëshortit tim. E telefonoja shpesh për shkak të defekteve të makinës. Telefonatat me të më pëlqyen. Pimë kafe dhe duke qenë se na shijoi vendosa ta ftoj në shtëpi. Pasi erdhi në shtëpinë time vendosëm të martoheshim pasi që nga ajo ditë nuk u ndamë më. Nuk e doja këtë lidhje dhe i thashë mos të më telefononte më, gjë e cila nuk ndodhi. Tashmë kemi edhe një fëmijë së bashku”. /Top Channel