Loading...

Rita Ora vjen në Kosovë për 10 vjetorin e pavaresisë, nëna e këngëtares mesazh prekës

10 vjetori i pavarësisë së Kosovës pritet të sjellë festime madhështore ditën e nesërme, si në Prishtinë ashtu edhe në një sërë qytetesh të tjera.

Evenimentet për dekadën e parë të shtetit shqiptar do të finalizohen me një koncert qendror që mbahet në sheshin “Skënderbej”.

E ftuara speciale do të jetë këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, e cila ka vendosur të performojë falas për të gjithë shqiptarët.

Përmes një video-mesazhi ku në prapavijë dëgjohet “Shota”, ajo ka emocionuar gjithë shqiptarët dhe ka paralajmëruar performancën e saj si dhe shumë befasi.

Por më e emocionuar se Rita duket se është nëna e saj, Vera e cila ka publikuar edhe një tjetër video nga videoklipi i Ritës realizuar në Kosovë.

Nëpërmjet një mesazhi prekës, ajo shkruan se:

Rita po vjen, Rita po vjen !
Rita Ora do të performojë në një koncert falas për të festuar 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës!”

Thesojmë se video-mesazhi i yllit botëror ka marrë miliona shikime dhe ka emocionuar të gjithë shqiptarët.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com