Ka qenë shokues rrëfimi i moderatores së njohur Gerta Heta, e cila ka folur për herë të parë në publik për historinë e saj të tmerrshme që ka përjetuar me të dashurin e saj të parë.
Gerta e ftuar në “Oktapod” tregoi se si i dashuri i saj i parë ushtronte dhunë fizike ndaj saj dhe e kërcënonte, për 6 muaj.
“Lidhja ime e parë ka qenë me një person të dhunshëm dhe vuaja nga dhuna fizike. Haja dru çdo ditë. Isha 18 vjeç dhe nuk guxoja t’i thoja njeriu se më bënte presione. ‘Do t’i thyej këmbët vëllait tënd’, thoshte. Unë kisha frikë t’u tregoja edhe prindëve.
Pas 6 muajsh dhune sistematike i thashë prindërve dhe arrita të largohesha nga ai njeri. Në plazh prindërit më panë me njolla të zeza në trup dhe aty u detyrova fola.
I thashë prindërve që kisha nevojë për ndihmën e tyre që mos të më linin vetëm. Prindërit m’u gjetën jashte mase afër. 1 vit të tërë ata më sillnin, më prisnin në shkollë. Ai më përndiqte, vinte tek shkolla, shkruante tek muret ‘Gerta të dua, më fal’.
Ai ishte 5 vjet më i madh se unë. U largua vetëm kur i kam çuar policinë në shtëpi,”- kujtoi me dhimbje Gerta.