Loading...

Ka ende shpresë? Pas ndarjes së bujshme Eneda Tarifa bën paralajmërimin e madh në lidhje me ish bashkëshortin

E gjithë vëmendja mediatike është tek ajo. Pasi duke qenë një nga personazhet më të dashura të ekranit dhe muzikës shqiptare, gjithçka ndodh edhe në jetën e saj private ngjall kërshëri.

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Eneda Tarifa, pas 18 vitesh bashkë, ka mbyllur një histori të gjatë dashurie me muzikantin Erjon Zaloshnja.

Eneda akoma nuk ka folur për median lidhur me ndarjen, ama herë pas here ajo poston mesazhe që na lënë vend për të interpretuar.

Është hamendësuar shumë për shkaqet e ndarjes së çiftit dhe konfliktet mes tyre, ama mbrëmë Eneda ka publikuar në InstaStory një mesazh të shkurtër, por domëthënës: “Por…”.

Çka nënkupton që Eneda e ka një “por…” dhe urojmë që shumë shpejt të shërohet zemra e saj dhe të ndajë me fansat që e mbështesin aq fort gjithçka ndjen për të ndarë me ta lidhur me këtë histori kaq të rëndësishme.

Me ish-partnerin e saj Eneda ka një vajzë, Arian.

Tarifa dhe Zaloshnja ishin një ndër çiftet më jetëgjatë mes personazheve shqiptarë.

Në intervistat e mëparshme Eneda e kishte komentuar marrëdhënien e tyre, dashuri të vërtetë. Kurse Zaloshnja dikur e shihte Enedën si muzën e tij.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com