Me siguri të gjithë e mbani mend videon e famshme ku Kim Kardashian fliste në shqip, përkrah grimierit të saj shqiptar Marios.
Ky i fundit ka qenë i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, nga ku nuk kanë ngelur pa rënë në sy dhe deklaratat e tij me spec.
Ermal Mamaqi e pyeti nëse ai sillte dhurata kur vinte nga SHBA-ja, por grimieri ka surprizuar me përgjigjen e tij.
Ai i tha:
Jo, jo, askush nuk më ka kërkuar gjë, përveç njërit nga Shqipëria, ti, që prej 2015-ës më shkruan në Direct Message në Instagram duke më lutur: ‘Hajde në Xing, hajde në Xing!’”