Pas daljes së Era Istrefit me klipin “Bon Bon”, xhupi i saj u bë i famshëm dhe të gjithë dëshironin ta kishin.
Nuk kaloi shumë kohë kur kompanitë e dorës së dytë nxorën mijëra si ai xhup dhe Tirana u mbush plot me vajza që e vishnin.
Por ndërsa vlera e tij ra tepër dhe mund ta gjeje në dyqanet e kryeqytetit për 100 mijë lekë të vjetra, çmimi i xhupit që kishte veshur Era është pak i kripur.
Pikërisht këtë fakt na e ka treguar faqja e Instagramit Whattheywearing e cila ka postuar një foto ku në njërën anë tregon Erën dhe në anën tjetër xhupin me çmimin prej 5500 Euro.
Në komentet e faqes shkruhet madje se këtë xhup e ble me 20-25 euro në Kosovë.
Ky xhup u pëlqye më tepër sepse ishte veshur nga Era në këngën që mori famë botërore, dhe kopje të përafërta me të vazhdojnë të shiten edhe sot.