Loading...

Çmenduri në autostradën Tiranë-Durrës, policia arreston ‘Schumackerin’ që ecte me 200 km në orë

Çmenduri e vërtetë në autostradën Tiranë-Durrës, ku një shofer është kapur duke ecur me 191 kilometra në orë.

Si çdo fundjavë me Policinë Rrugore të Tiranës, me Radar për të matur shpejtësinë e lëvizjes, ndëshkimin e atyre që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, dy apo tre herë më shumë se limiti i lejuar, të cilët janë burim aksidenti, rrezik për jetën e tyre dhe të përdoruesve të rrugës.

191 km/ore. E pa tolerueshme.

21 Leje Drejtimi jane terhequr per tu pezulluar nga OASH per shpejtesi tej limiteve te lejuara, qe varionin nga 167 km/ore e deri ne 211 km/ore.

Policia Rrugore e Tiranës, është e orientuar qartë , në përmbushje të objektivit parësor, rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë dhe jo atë të sasisë së masave administrative.

Sa duhet të jetë shpejtësia e lëvizjes së mjeteve në rrugë?

Drejtuesi i mjetit duhet të rregullojë shpejtësinë e mjetit në mënyrë që të mënjanojë çdo rrezik për sigurinë e tij, të këmbësorëve dhe mallrave, dhe çdo çrregullim tjetër të mundshëm në trafik.

Shpejtësia duhet të jetë në përputhje me karakteristikat, gjendjen, ngarkesën e mjetit, si dhe karakteristikat dhe gjendjen e rrugës, trafikun, etj.

Gjendja teknike e mjetit duhet të jetë e tillë që të përballojë të gjitha manovrat e nevojshme në kushte të sigurta.

Për të siguruar qarkullimin dhe mbrojtur jetën e përdoruesëve të rrugës, shpejtësia nuk duhet të kalojë limitet e mëposhtme:

• 110 km/orë për autostradat;

• 90 km/orë për rrugët interurbane kryesore;

• 80 km/orë për rrugët interurbane dytësore e rrugët lokale interurbane;

• 40 km/orë për rrugët në qendrat e banuara.

• Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, se vetëm kështu mund të udhëtosh i sigurt.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com