Ngërçi politik mes Greqisë dhe Shqipërisë mbi çështjen çame, por edhe bisedimet “misterioze” për faljen e detit, duket se nuk kanë shqetësuar jo vetëm Tiranën zyrtare por edhe Athinën.
Nga njëra anë kryediplomati Kotzias shprehet se me qeverinë shqiptare as u përmend “problemi Çam”, ndersa nga ana tjetër, Ditmir Bushati këmbënguli për përfshiren e “çështjes së Çamërisë” në negociatat me Greqinë.
Madje Ministri i Jashtwm deklaroi se “çdo qytetar çam do të gëzojë pronën e tij”.
Por mediat greke, duket se nuk mendojnë të njëjtën gjë, duke i mëshuar deklaratës së Kotzias për mos njohjen e problemit Çam.
Madje opinionistët mendojnë se qeveria shqiptare zbaton urdhrat e Erdoganit.
Sipas tyre Presidenti turk po përpiqet ta kthejë Shqipërinë në një Turqi të dytë.
Opinionisti i njohur Lambros Kalarrytis shkruan në “Parapolitika.gr” se:
Pala greke është ajo që do të humbasë në çdo marrëveshje që mund të arrihet”.
Për ata që nuk e kuptojnë apo nuk e vënë re faktori shqiptar zbaton urdhrat e Ankarasë.
Në Ballkan po aplikohet një politikë irredentiste dhe në mënyrë konsistente, metodike dhe të qëndrueshme që i bën të dukshme ‘gjurmët turke’.
Turqia kërkon një Ballkan të ri, dhe Erdogan po punon me shqiptarët. Shqiptarët janë një nga mjetet e dobishme dhe të rëndësishme në ndjekjen e këtij qëllimi.
Presidenti turk po përpiqet ta transformojë Shqipërinë në Turqinë e dytë në rajon”. Shkruan në analizën e tij opinionisti grek Lambros Kalarrytis.
Të tjerët kanë në mendje dhe politikën e tyre me tema të hapura.
Sepse kanë një axhendë kombëtare, vizion kombëtar, ide kombëtare, objektiva kombëtare.
Pra, ideja e ‘Shqipërisë së Madhe’, tani për tani duhet të jetë shqetësimi ynë.”