Jim Carrey ka njoftuar përmes llogarisë personale në Twitter se do mbyllë llogarinë e tij në Facebook.
Aktori hollivudian më tej ka deklaruar se do t’i shesë aksionet që ka në këtë rrjet sociale, pasi ka marr një mësim prej ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane.
“Rusia ndërhyri në zgjedhjet tona, por ende nuk po bëjnë mjaftueshëm për ta ndaluar atë. I inkurajuar investitorët e tjerë, të cilët kujdesen për të ardhmen e këtij vendi, ta bëjnë të njëjtën #unfriendfacebook”, shkroi aktori.
Carrey shoqëroi portretin e Mark Zuckenbergut, pranë të cilit është butoni “Unlike” me mbishkrimin “Fakebook”.
I njëjti tekst u shfaq edhe në Facebook, përpara se të hiqet mbrëmjen e së martës. Në tetor, kompania dëshmoi para Kongresit amerikan se lajme me origjinë nga Rusia, arritën shifrat deri në 126 milionë gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2016-së. Konkretisht u zbulua se një grup rusësh kanë investuar më shumë se 100 mijë dollarë në blerjen e tremijë reklamave në favor të fitores së Donald Trump.
“Ne duhet të mbështesim një kontroll më të mirë të rrjeteve sociale, qasja e lehtë në media kërkon më shumë përgjegjësi kur bëhet fjalë për menaxhimin e tyre”, tha ndër të tjera aktori.