Loading...

’20 orë udhëtim me anije drejt Italisë, vidhnim djathë dhe mish për mbijetesë’, Klejdi Kadiu bën rrëfimin shokues për BBC

Pata fatin që të kisha shtëpinë pikërisht përpara shkollës së artit në Tiranë. Kështu fillon Klejdi Kadiu rrëfimin e tij për BBC, një rrëfim i gjatë për ecejaket e deri në të qenurit e tij i famshëm në Itali.

“Shikoja çdo ditë që nxënësit bënin balet aty. Doja të isha si ata. Kështu që një ditë pyeta babain nëse mund të shkoja në balet. Isha vetëm 6 vjeç. Ai më çoi në një qendër lokale ku praktikoheshin sporte të ndryshme. Mora mësime vallzimi dhe teatri e muzike. Nën regjimin komunist ne inkurajoheshim të merreshim me aktivitete të tilla. Ishte e gjitha pa pagesë. Nuk na duhej të paguanim gjë. Qendra ishte e madhe, me dhoma të mëdha të ndricuara dhe aty mora mësimet e mia të para. Aty mësova se baleti kërkonte shumë punë dhe dedikim. Kur isha 9 vjeç, u përfshiva në aktivitetet e Akademisë së Teatrit të Baletit, shkolla më prestigjioze në vend. Babai im është inxhinier, dhe mamaja ime farmaciste. Nuk kanë asnjë prejardhje artisti. Por më inkurajuan të vazhdoja karrierën në balet, sepse menduan se ishte më e mira për mua. Ndoshta do t’ju duket e vjetër, por duhet të kuptoni se nën regjimin komunist, me të tilla aktivitete, ishte e garnatuar që ju do të kishit një punë pas përfundimit të shkollës. Në shkëmbim të kësaj, ju duhet të punonit fort në ekstrem, të fitoje çdo gjë që ishte e mundur dhe të ngrije reputacionin e vendit në skenat ndërkombëtare.

Jeta në akademi ishte pabesueshmërisht e vështirë. Gjatë ditës duhet të shkonim në shkollë, të studionim për provimet dhe mbi të gjitha duhet të kërcenim me orë të tëra çdo ditë. Hoqa dorë nga fëmijëria ime për tu bërë një kërcimtar baleti. Dhe ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. Studiova aty për tetë vite me radhë. Kur dola për herë të parë në skenë isha I emocionuar. Por bashkova emocionin me pasionin dhe më pas u kërkova që tu bashkoja trupës së baletit.

Ishte vera e vitit 1991. Ky ishte viti shumë i rëndësishëm për të jgithë Shqipërinë. Kur po përgatitesha për hapin tjetër, situata politike në vend kishte ndryshuar. Regjimi ra, dhe Shqipëria u bë një shtet demokratik. Por nuk ishte aq e thjeshtë. Unë isha një kërcimtar ambicioz dhe doja që të provoja stile të ndryshme kërcimi. E dija se po të rrija në Shqipëri, do vazhdoja të performoja të njëjtat pjesë klasike gjithmonë e gjithmonë e gjithmonë. Nuk mund të provoja forma të tjera kërcimi sepse na ishte thënë se ishin të influencuara nga elementë kapitalistë. Doja të isha I lirë të shprehja veten dhe kjo nuk ishte e mundur në vendin tim.

Shqipëria është shumë afër me Italinë kështu kishim mundësi të shihnim TV italiane dhe unë shihja një botë krejt të ndryshme. Ku cdokush dukej sikur kishte një jetë perfekte të lumtur. Ishin të gjithë të qeshur dhe hanin ushqim të mirë. Doja të kisha atë mënyrë jetese. Doja të haja camcakiz dhe të pija koka kola. Por s’kishte asnjë mundësi të iknim nga vendi. Qeveria kishte dërguar ushtrinë që të patrullonte portet dhe kufijtë.

Në gusht 1991 isha me pushime në Durrës, duke marrë rreze në plazh me miqtë e mi. Në një moment dëgjuam të tjerët që njerëzit në port kishin marrë kontrollin e anijeve dhe porti ishte hapur. Nuk kisha ndonjë plan të ikja nga Shqipëria. S;kisha asnjë familjar me vete. Nuk kishim as cellular që të njoftonim familjen. Mendoj se ishte fati që duhet të isha atje kur u hap porti. Thjesht ndoqa miqtë e mi dhe e gjendem veten te “Vlora”, një anije e madhe që sillte sheqer nga Kuba në Shqipëri. Për këtë u quajt “Anija e Embel”. Kishte gati 20 mijë persona në bord dhe gati 40 mijë të tjerë i lamë pas. Nëse sheh fotot e asaj kohe duket e pamundur që aq shumë njerëz të hynin në atë anije. Kishte aq shumë njerëz sa ne as nuk arrinim të lëviznim. Ne po shkonim në Itali, dhe ishte një udhëtim drejt të panjohurës. Isha i frikësuar dhe gjithashtu i keqardhur që nuk pata mundësi të lajmëroja familjen. Por isha gjithashtu kurioz, dhe doja të shikoja nëse ajo jetë për të cilën kisha fantazuar aq shumë, ishte reale. Kurioziteti më mbajti gjatë gjith atij udhëtimi të gjatë. Anija ecte aq ngadalë san a u deshën 20 orë të mbërrinim në Itali. Nuk kishim as ujë e as ushqim. Isha aq i etur sa shkova te pjesa e anijes ku ishin motorret me shpresën se do të gjeja ujë atje. Gjeta një shishe, e piva menjëherë. Por në fakt ishte ujë deti i kripur që përdorej nga punëtorët për paisjet aty poshtë. Kështu që gjendja u bë më keq akoma.

Kur mbërritëm në Bari, aty ku duhet të shkonim në fakt, patëm një situatë të pakëndshme. Autoritetet italiane kishin mësuar që një anije e madhe me emigrant ishte rrugës drejt italisë, ndaj kishin nxjerrë dy anije të mëdha luftarake për ta bllokuar. Ne kemi qëndruar aty me orë të tëra. Njerëzit ishin aq të frustruar dhe të lodhur sa filluan që të hidheshin nga anija në ujë. Mes tyre kishte edhe gra shtatzëna. Por në atë moment kanë ardhur gazetarët, dhe shumë media televizive filluan të filmonin se cfarë po ndodhte. Kur autoritetet e panë se cpo ndodhte, atëherë I hoqën anijet ushtarake dhe më në fund na lanë të zbrisnim në tokë.

U ndamë në disa grupe dhe na dërguan në qendra të përkohshme. Duke përfshirë edhe një stadium të madh që e kishin kthyer në një qendër për emigrantët. Kemi ndenjur aty nën diellin përvëlues me ditë të tëra, por unë isha aq i lumtur dhe i mbushur me shpresë dhe e mendova që do të na lëviznin për një akomodim më të mirë. Por nuk ishte ky rasti.

Që kur Shqipëria, të paktën në teori konsiderohej si një vend demokratik ne nuk kishim të drejtë të aplikonim për azil politik. Kështu që 10 ditë më vonë, u kthyem në Shqipëri. Mua më hypën në një traget drejt e në durrës. Ishte një udhëtim shumë I trishtueshëm. Endrrat e mia morën fund, pashë vetëm fare pak Itali, madje nuk pata shancin për të shijuar coca cola edhe pse gjeta një shishe bosh në rrugë dhe mbaj mend se e mbajta gjatë gjith udhëtimit tim të kthimit. Kur isha në Itali nuk pata asnjë shanc që të kontaktoja me familjen time kështu që kur shkova në shtëpi, mamaja dhe gjyshja shpërthyen nga gëzimi ndërsa më shihnin. Por babai ishte aq I nxehur sa nuk më foli për tre javë.

Pas kësaj aventure, iu riktheva jetës normale: kërcimit në teatër. Por nuk hoqa dorë nga ëndrra ime. Pak muaj më vonë kishte audicion për një kompani italiane. E fitova, dhe më në fund mund të largohesha në Itali në mënyrë ligjore. Prapë, kisha shumë pritshmëri por realiteti ishte gri. Ne nuk u trajtuam shumë mirë. Isha me shqiptarë të tjerë dhe ndanim një dhomë dhe nuk kishim para të mjaftushme për të paguar qiranë. Ndaj kthenim sytë nga supermarketet ku vidhnim gjëra të vogla, mish apo djath. Dhe të gjithë kishim punë të dorës së dytë nëpër guzhina apo në ndërtim. Çdo gjë. Dhe kur ishim në prova nuk kishim kohë as të pinim ndonjë kafe, dhe njerëzit filluan që ta vënë re këtë situatë. Një ditë, një nga producentët e showt për të cilin po punonim na pyeti për sjelljen tonë të cuditshme. Mora kurajon t’i tregoja të vërtetën dhe ai u shokua. Dhe menjëherë na ofroi një kontratë me të mirë. Nuk do ta harroj kurrë se çfarë bëri për ne.

Nga ajo kohë, karriera ime vazhdoi në shfaqje televizive mora pjesë ne reality shoë shumë të famshëm në Itali. Madje luajta edhe ne disa filma. Por teatri ishte gjithmonë i pari në listë. Isha kisha dedikuar gjithë jetën time teatrit dhe më në fund mu dha rasti që të performoja në shoë që kisha dashur gjithmonë të isha. Tani kam shkollën time të dansit dhe përpiqem t’u shpjegoj studentëve të mi vlerat e dancit që janë të vlefshme në jetë: sakrificën, përkushtimin që kanë qenë gjithmonë pjesë të jetës dhe karrierës sime se ç’kam kaluar.

Kur kthehem dhe shoh pas them se isha fatlum që nuk e kisha aq të thjeshtë sepse historia ime e jetës më bëri atë që jam sot”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com