Zbulohet e verteta e frikshme, pasi nje nga fansat e Taylor Swift ka derguar disa email-e ku ai kërcënonte këngëtaren e famshme dhe familjen se saj se do ti vriste.
Sipas TMZ, babai i Taylor Swift mori një email kërcënues nga Frank Andreë Hoover, nga maji i vitit 2015 deri në tetor 2016.
Në email, Hoover kërcënoi të vriste Swift dhe familjen e saj.
Në secilin prej email-eve ai i referohej këngëtares dhe familjes së saj si ‘familja e demonëve’.
Në vitin 2016 është arrestuar për shkak të shkeljes së urdhërit për ti qëndruar të paktën 500 metra Taylor.
Pas koncertit të Swfit në garën Formula 1, 39-vjeçari thuhet se e ndoqi makinën e saj nga pista deri në aeroport ku një avion privat po priste për këngëtaren dhe familjen e saj.
Atje Hoover po qëndronte në një distancë nga 25 deri në 50 metra nga makina e Swift, kur truprojat morën në telefon policinë.
Hoover u arrestua nga policia e Austin për shkelje të përsëritur të urdhrit mbrojtës.
Por vështirësitë e Swift-it nuk përfunduan atje. Vetëm këtë të hënë, një 59-vjeçar në New Hampshire pretendonte të ishte i dashuri i Swift dhe i tha policisë se kishte nevojë për një armë për ta mbrojtur atë.
Njeriu u mor në pyetje nga autoritetet lokale, por nuk u ndalua.