Bëri lëmsh mediat greke duke u prezantuar si këngëtare latine, por pas një sërë mohimesh, këngëtarja e njohur pranoi se ishte shqiptare.
Edhe pse refuzon origjinën e saj nga Fieri, identiteti i vërtetë i Eleni Foureira është Entela Fureraj.
Ajo është një nga këngëtaret më të sukseshme në Greqi dhe tashmë duket se ka arritur majën e vlerësimeve.
Në prag të Festivalit Evropian shumë presin që ajo të prezantoj Greqine në këtë garë, por jo, Entela sërish surprizon.
Ajo dhe kompozitori Alex Papaconstantinou jane duke regjistruar këngën e Qipros për në Eurovision 2018.
Lajmi vjen pasi shtëpia diskografike e Eleni Foureira-s konfirmoi që enti publik televiziv qiprioit i ka propozuar zyrtarisht këngëtares për të përfaqësuar shtetin ishullor në Lisbone.