Loading...

Shpërthen partneri i Egla Harxhit: Myslimanët kanë 5 gra, ju flisni për marrëdhënien tonë

Egla Harxhi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për një kohë të gjatë për marrëdhënien treshe me partnerin e saj, Ale de Basseville dhe partneren tjetër Alesia. Fotografi i famshëm së fundmi në një intervistë për “Panorama plus” është shprehur se mediat e kanë përdorur historinë e tij me Eglën dhe vajzën tjetër sipas interesit, sepse mes tyre nuk ka marrëdhënie treshe.

“Nuk ka marrëdhënie treshe, ndoshta për popullin quhet kështu sot. Që prej 1500 vjetësh, ne kemi drejtuar botën, ne mbretër, princa, dukë dhe kontë të Europës jemi martuar gjithmonë dhe kemi pasur konkubina (ekstra) për shumë arsye.

Te ne, barazia e mashkullit dhe femrës, siç ju duhet ta kishit mësuar në histori në shkollë, ka prodhuar mbretër dhe mbretëresha që kishin të njëjtin pushtet dhe për t’u kënaqur, kishin të drejtën në atë që ne e quajmë e drejta e “prima notte” (në latinisht)”.

Më shumë ju mund t’i referoheni poetit të madh, që ka shkruar librin e famshëm “Një mijë e një virgjëresha” dhe ju e shikoni vetë se si seksualiteti ka qenë në çdo kohë pjesë e humanitetit.

Është e rëndësishme që komunizmi i Stalinit i rezervoi të drejtën seksuale për vetë atë dhe jo për njerëzit e vegjël, të gjithë e dinë që Mao ishte një pedofil dhe që shkonte vetëm me femra të virgjëra, ndërkohë që mbartte sifilizin. A duhet të flas për myslimanët në vendin tuaj që praktikojnë poligaminë dhe që ju nuk thoni asgjë? Me sa gra ata jetojnë, tre, katër, pesë dhe jeni ju që më flisni për marrëdhënien treshe?”, është shprehur Ale.

Gjithashtu fotografi ka thënë se ajo që e bashkon me Egla Harxhin është vetëm vizioni i përbashkët që kanë për krijmin e pushtetit, Principatën e Libofshës dhe se nuk mund të flasë për dashuri.

“Ne nuk flasim për dashuri, por për detyra, siç thoshte gjyshi im, kjo gjeneratë e degjeneruar ngatërron dashurinë me pasionin. Pasioni mund të zgjasë 3 ose 6 muaj dhe pastaj shuhet shumë shpejt, prandaj shohim kaq shumë gra në “Instagram” sot. Në të kundërt, dashuria është diçka që mësohet dhe zhvillohet me kohën dhe nga puna, përveç të gjithave në familjen tonë, ku vetëm detyra kristalizon protokollin dhe obligimet tona janë të rëndësishme. Ajo, që ne na bashkon, është vizioni i përbashkët i pushtetit”, ka thënë Ale.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com