Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka takuar sekretarin e Bujqësisë, Bill Northey në shtetin e Iowa-s. Pacolli ka theksuar se Kosova vërtetë mund të përfitojë shumë nga përvoja e shtetit të Iowa-s në zhvillimin dhe modernizimin e bujqësisë.
Ai ka shkruar në facebook se Iowa është shteti më i njohur dhe me produktivitetin më të lartë në sektorin e bujqësisë në ShBA.
“I diskutuam modalitetet e rritjes së bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave, me mikun tonë, Sekretarin e Bujqësisë, Bill Northey. Presim rezultate dhe investime konkrete, që do të jenë në interes të dy vendeve dhe qytetarëve tanë. Më gëzoi fakti se, miku ynë Northey do të marrë së shpejti një pozitë shumë të lartë në Departamentin e Bujqësisë në nivelin qendrorë dhe pres që kjo mbështetje të vazhdojë”, ka shkruar ai.