U ka shpallur luftë Merkelit dhe Amerikës dhe vazhdon të jetë një ndër liderët më kontradiktorë, por Rexhep Taip Erdogan është padyshim një nga figurat e fuqishme politike në botë.
Ashtu si Putin, ai është një figurë jo vetëm e komentuar por edhe e sulmuar për qëndrimet e tij.
Siç u vu re edhe nga vizita në Greqi, Rexhep Taip Erdogan, ka një staf të jashtëzakonshëm që kujdeset për sigurinë e tij.
Por krahu i djathë i Presidentit është një shqiptar.
Revista “Kosovarja” e përshkruan Sabri Demirin si një njeri serioz, i përgjegjshëm dhe kompetent .
Demiri është fotografuar gjithmonë pranë të parit të Turqisë.
Ai është kosovar, por familja e tij është shpërngulur në Turqi, para shumë vitesh.