Një grua shqiptare 20 vjeçe, nënë e tre fëmijëve, ndodhet në gjendje të rëndë pas një aksidenti të ndodhur rreh orës 17:00 në Trevi.
Gruaja e re, lëvizte e vetme me një makinë tip “Ford”. Ajo ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përfunduar duke u përplasur me një pemë anë rrugës.
Një punonjës i urgjencës ka lajmëruar ambulancën dhe gruaja është transportuar në spital. Raportohet se ajo ka pësuar fraktura në pjesën e legenit. Në vendngjarje shkuan edhe karabinierët që po kryejnë një hetim për ngjarjen.