Silvana Baltadori është një ndër emrat e njohur në fushën mediatike në Shqipëri, pasi nuk ka nguruar kurrë të flasë për feminizmin, mbrojtjen e figurës femërore dhe për arritjet e sukseset e saj në biznes, pavarësisht se ishte femër dhe në fillimet e saj të gjithë e shikonin deri diku, shtrembër.
Doktoresha e shkencave, Silva Baltadori prej disa vitesh është larguar nga Shqipëria dhe jeton në Holadë. E ftuar në emisionin e mëngjesit në Ora News, Silva foli për zhgënjimin e saj nga Shqipëria dhe oportunitetet që ka gjetur në Amsterdam, ku tashmë jeton me partnerin e saj.
Silva shprehet se në vendin tonë njeriu nuk mund të realizohet përtej mundësive që ai ka dhe gjithçka, sipas saj, vjen si pasojë e shkallës së lartë të korrupsionit.
Baltaori, ish pedagoge, thotë ndër të tjera:
Për fat të keq, Shqipëria nuk ofron oportunitete. Në Shqipëri shkalla e karrierës, por edhe lumturia e individit arrin në një pikë të caktuar dhe stopohet. Ndodh kriza ku shoqëria, organizata, vendi, nuk të jep përtej mundësive që t’i ke të realizohesh më tepër. Kjo për shkak të korrupsionit të jashtëzakonshëm. Kokurrenca nuk është e drejtë dhe jo më të mirët e më të aftët arrijnë të jenë në krye për të zhvilluar idetë e tyre. Këtu ka një luftë të hapur të meritokracisë, të njerëzve që vlejnë. Në 28 vite demokraci, në Shqipëri vijon të ketë rrjedhje të trurit. Po ikin më të mirët dhe këtu po vdes shpresa”
.