Tashmë Instagrami është bërë një media në të cilën personazhe të njohur shqiptarë dhe të huaj reklamojnë jetën e tyre.
Të njejtën gjë bën edhe pedagogia e Univesitetit të Arteve, njëkohësisht bashkëshortja e biznesmenit shqiptar Hajdin Sejdia.
Riselda Sejdia, ka publikuar në profilin e saj një video në të cilan tregon një vakt që e ka gatuar vetë, por më tepër se vakti ajo që të bie në sy është piruni i florinjtë të cilin ajo përdor. Riselda është komentuar dhe dalluar gjithmonë për jetën luksoze që bën dhe që s’nguron ta tregojë edhe në median sociale.