Ndarja e Klaudia Pepës dhe koreografit të njohur Albina Nako ishte një nga ngjarjet që habiti publikun shqiptar para disa muajsh. Kjo ndarje u shoqërua me shumë lajme të ndryshme, të cilat hamendësonin për shkakun që e çoji çiftin deri në këtë vendim.
Klaudia pavarësisht fjalëve vazhdoi jetën e saj dhe karrierën e suksesshme që ka nisur jashtë Shqipërisë. Edhe pse ka kaluar shumë kohë, ajo asnjëherë nuk ka publikuar diçka që të ketë lidhje me jetën e saj personale.
Por një foto të publikuar së fundmi ka bërë që shumë fansa të fillojnë të aludojnë se balerina e famshme ka filluar një histori të re dashurie.
Ajo ka postuar një foto ku shfaqet krah balerinit të njohur Mecnun Giasar, dhe përqafimi i tyre ka ngritur shumë dyshime se mes tyre mund të ketë diçka.
Loading...