Data 17 shkurt është duke ofruar dhe pas konfirmimit, që për këtë datë do të këndojë edhe Rita Ora, kanë filluar edhe të përfliten, se cilët këngëtarë shqiptarë do të këndojnë në koncertin e saj
Rita Ora do të jetë ajo që pritet të këndojë në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Prishtinë.
Deri me tani ishte thënë se ajo nuk do të vije, sot është konfirmuar zyrtarisht, që Rita do të këndojë për 10-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë në Prishtinë.
Këngëtarja pritet që të vijë për këtë ditë në Prishtinë.
Më herët Express kishte raportuar se në manifestimin për 10 vjetorin e pavarësisë organizatorët kishin kontaktuar me dy këngëtarët kosovare, Rita Orën dhe Dua Lipën.
Sipas burimeve Rita Ora kishte pranuar të vijë dhe të këndojë pa para, por Dua Lipa jo, pasi mësohet se ajo ka kërkuar të paguhet 200 mijë euro për të kënduar në këtë koncert.
Ndërsa së fundmi ëstë mësuar, se i pari që është kontaktuar për të kënduar në këtë manifestim nga këngëtarët vendas është reperi Ledri Vula.
Ledri pritet që të jetë njëri prej këngëtarëve, që do të dalë në skenë para ngjitjes së Ritës në skenë.
Të tjera të dhënë në lidhje me këtë aktivitet pritet të zbulohen në ditët e ardhshme.