Loading...

Grimieri i Kim Kardashian: E shaj shqip kur më mërzit

Eventi “ODA” i organizuar disa ditë më parë në Pallatin Presidencial bëri bashkë personazhe të njohur shqiptarë.

300 të ftuar të përzgjedhur mes politikës, artit, televizionit dhe biznesit ishin aty për tu njohur nga afër dhe për të krijuar kontakte, me qëllim promovimin e traditave të të gjitha trevave shqiptare. Shqiptarët u bënë bashkë nën petkun e sharmit dhe elegancës.

Të ftuarit shoqëroheshin nga zonjushat e veshura me motive tradicionale.
Pjesë e këtij eventi ku nuk mongoi kamera e “Jo vetëm modë” ishte edhe grimieri i famshëm i Kim Kardiashian, Mario. Ai foli shqip gjatë eventit dhe tregoi se nëna e tij ka folur gjithnjë shqip në shtëpi.

Vetëm pas pak ditësh ai do të jetë edhe në emisionin “Xing me Ermalin” ku në një pjesë ekskluzive për “Jo vetëm modë” Mario tregon se nuk i ka mësuar Kim Kardashianit të shajë në gjuhën tonë, pasi kur mërzitet me të e shan në shqip.

E shaj kur mërzitem dhe nuk dua që ajo të dijë se çfarë i them”, tha grimieri.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com