Loading...

Grimeri i famshëm i Kim Kardashian mbërrin në Shqipëri për eventin gjigant ‘Oda’

Ai sot është një ndër grimierët më të famshëm në botë, pasi kujdeset për pamjen e disa prej personazheve më të njohur të showbiz-it ndërkombëtar si motrat KardashianJenner, Megan Fox, Demi Lovato, Eva Longoria etj.

Artisti shqiptar i makeup-it Mario Dedivanoviç sot konsiderohet krahu i djathtë i Kim Kardashian e sapo ka nisur një reality show që ka si producente pikërisht yllin e “Keeping Up With The Kardashians”. Dhe gjejeni çfarë…

Së shpejti Mario do të vijë në Shqipëri, për të marrë pjesë në eventin për të cilin të gjithë po flasin në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për eventin e titulluar “Oda”, një mbrëmje gala gjigante që ka si synim promovimin e vlerave, kulturës dhe turizmit në Shqipëri, Kosovë,
Maqedoni e Mal të Zi.

Nën kujdesin e “Ami Event”, në këtë event të shumëpritur do të jenë të ftuar emra të mirënjohur të artit, sportit e biznesit të cilët do të vlerësohen me çmime të ndryshme për përcjelljen e vlerave të kombit shqiptar në mbarë botën.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com