Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, ka dalë në një konferencë për mediat ku ka folur për ndërtimin e aeroportit të ri në Vlorë.
Gjiknuri tha se ky është një investim privat prej 100 milionë euro.
Ai shtoi se ky investim është prova për shqiptarët se Rilindja është e vërtetë.
“Po bëhet studimi i fizibilitetit për aeroportin e ri. Ky është një investim privat prej 100 milionë eurosh. Po punojmë për ndërtimin e jo vetëm një aeroporti. Kemi të bëjmë me Rilindje të vërtetë. Një gjë është e sigurtë, dhe duhet t’jua themi shqiptarëve. Do fillojë ndërtimi brenda vitit. Turizmi do marrë një hov të jashtëzakonshëm.”-tha Gjiknuri.