Qe neper festivale dhe kompeticione behen gafa dhe askush nuk i kupton nga publiku, kjo dihej. Por sot per here te pare po mesojme se si ngaterrohen cmimet.
E ftuar në Pop Culture, Era Rusi ka ndarë me publikun edhe disa prej sekreteve dhe prapaskenave të kompeticioneve muzikore. Një prej surprizave që Era e tha sot për herë të parë publikisht ishte edhe historia pas një çmimi të ngatërruar në Top Fest 11.
Duke kujtuar një prej kompeticioneve të festivalit të muzikës moderne shqiptare, Era zbuloi se Çmimi i Internetit qe ajo fitoi me këngën “Hajde me ne”, në fakt ishte çmimi i Xhensila Myrtezajt. Kjo e fundit u vlerësua me çmimin “Best Pop Rock” me këngën “Jeton tek unë” që gjithashtu ishte çmimi i Erës:
“Tani mund ta them se kanë kaluar shumë vite dhe nuk i mbetet hatri askujt. Në atë edicion çmimi im u ngatërrua me çmimin e Xhensilës. Çmimi i Internetit përkthehet çmimi i publikut dhe unë mendoja që dikush nga publiku të reagonte dhe të thoshte ‘nuk kemi votuar pët këtë’…” – tregon Era për Pop Culture.