Roza dhe Rita Lati janë padyshim mami dhe vajza më “cool” e showbizit shqiptar dhe marrëdhënien e tyre si shoqe të ngushta e kanë treguar shpeshherë. Megjithatë kur vjen puna për disa gjëra që Roza nuk duhet t’i bëjë, Rita nuk është më një shoqe, por një mami që urdhëri i saj nuk duhet të kundërshtohet.
Megjithatë të gjithë e njohin natyrën moskokëçarëse të Rozës dhe sot pa lejen e Ritës ka bërë atë që nuk duhet të bënte.
Me anë të një postimi në Instastory, Roza tregon se ka prerë flokët dhe i kërkon të falur Ritës për këtë.
“Më fal mami, preva flokët pa lejen tënde”, shkruan Roza e cila duhet thënë se me flokët e shkurtra duket shumë bukur.