Loading...

Edhe një këngëtare tjetër shqiptare i jep fund martesës disa vjeçare

Këngëtarja Eneda Tarifa dhe muzikanti Erjon Zaloshnja duket se e kanë dhënë fund martesës së tyre. Mediat shkruajnë se çifti është ndarë dhe kanë shumë kohë që nuk shihen më në prezencën e njëri-tjetrit.

Sipas mediave shkruhet se edhe në mbrëmjen hapëse të club-it që menaxhonte çifti së bashku, këngëtarja Tarifa nuk ka qenë prezente, por ka preferuar të këndojë në një lokal tjetër.

Nga ana tjetër nuk thuhet se mes tyre të ketë ndodhur ndonjë konflikt madhor, por duket të jetë një ndarje me mirëkuptim nga të dyja palët. Çifti kishte 18 vite së bashku, dhe në vitin 2013 janë bërë prindër të një vajze.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com