Loading...

A e ke të dashurin “me lekë”, përgjigjja e Roza Latit do t’ju befasojë

Vajza e aktores Rita Lati, Roza është e njohur për lidhjen e saj me kantautorin Stine.

Por ndërsa Stine është bërë që prej dy vitesh baba i një vajze, Roza nuk ka publikuar ende asnjë lidhje.

Megjithatë e ftuar në rubrikën ‘Në çantën e …”, dhe e pyetur nga Hermes Nikaj, Roza ka treguar se në jetën e saj është një djalë dhe është shumë e lumtur më të.

Ajo tha:

Jam e lumtur. Në lidhje jo sepse nuk më pëlqejnë termat lidhje, i dashur, e dashur, i fejuari, e fejuar, jo. E kam një shok.”
Roza ka treguar se çfarë mban në çantën e saj, ndër të cilat kishte parfum, deodorant, krem, libër etj. Gjithashtu ka thënë që nuk ka kursyer asgjë më tepër se sa për pushimet.

Gjithashtu prezantuesja u pyet nëse mashkulli i saj duhet “me pas shumë lek, për me pas një Roze”, dhe nga përgjigjja që dha nënkuptohet se i dashuri nuk ka më pak pasuri se sa ajo.

Roza tha:

Unë jam një vajzë e pavarur që punoj vetë, kam lekun, makinën, shtëpinë time dhe nuk mund të rrij me një djalë që nuk i ka këto gjëra për jetën e tij siç i kam unë. Tenxherja gjen kapakun. Unë jam një femër që ia plotësoj vetes të gjitha kushtet dhe mashkulli im nuk duhet të jetë më poshtë.”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com