Loading...

Dhëndër tek pronaret e Top Channel, Ledion Liço: Mbyllesha në dhomë dhe qaja…

Shumëkush mund të mendojë se moderatori i njohur Ledion Liço është një njeri me fat, përderisa edhe ka hyrë dhëndër në një familje aq të pasur sa ajo e partneres së tij.
Por dikur edhe Ledioni është përballur me të njëjtat vështirësi si të gjithë të rinjtë që vijnë nga rrethet në Tiranë.

Madje ai ka treguar në emisionin “Pop Culture” se kur ishte në fillore ka vuajtur nga bullizmi.

Moderatori ka ardhur në Tiranë kur ka qënë në klasë të pestë dhe se ka hasur shumë probleme në fillim, ku ishte përballur me probleme për shkak të dialektit nga Erseka.

Ai tha:

Për mua ka qenë një periudhë e vështirë, dhe shpesh mbyllesha në dhomë dhe qaja. Flisja me dialekt dhe të gjithë njerëzit qeshnin dhe talleshin. Por ia dola duke i thënë vetes se nuk ke lindur për të qenë si të tjerët, por që të jesh i veçantë. Përpos kësaj, kam punuar fort derisa mun dtë flisja një gjuhë të pastër, pa dialekt.”
ledion

Gjithashtu Ledioni Liço ka treguar edhe për një sherr të ndodhur në gjimnaz, kur një djalë më i madh në moshë e kishte goditur në fytyrë. Por moderatori i kishte ngrënë gishtin e vogël, pasi sipas tij nuk kishte forcë tjetër.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com