Loading...

Bleona Qerreti përplaset me komentuesin, i bën atij atë që s’ja priste mendja

Bleona Qereti ka udhëtuar se fundmi nga Tajlanda drejt Abu Dabit dhe si cdo here foto te saj i ka publikuar edhe ne Instagram, duke terhqur komente te shumta. Por ajo është përfshirë në nje përplasje virtuale me nje nga ndjekësit e saj.

“Ka vajtur të peshkojë sheikun më duket!”-ka shkruar një komentues në një prej postimeve të saj dhe Bleona nuk është kursyer aspak në reagimin e  saj.

“Dhe sigurisht, duke qenë që kam kohë, po lexoj komentin e këtij ‘Ajnshtajnit të vogël’! Sigurisht xhaxhi ‘Hajdar Ajnshtajni’ më gjykon nga perspektiva e vet, me trurin e tij prej zogu dhe ngaqë nuk ia kap radari, i fut një mendje të lehtë: Deti u bë kos dhe mora dhe unë një lugë dhe u nisa për Abi Dhabi!!!”-shkroi me ironi Qerreti, duke ekspozuar edhe profilin e komentuesit i cili në të shkruan se është heroi i së bijës.

“Nëse është e vërtetë siç thua në profil që je ‘heroi i vajzës tënde’, atëherë ‘HAPE TOÇIN’!!! Se nëse vazhdon me këtë lloj perceptimi për jetën, atëherë edhe jot bijë do t’i bjerë shkurt-do shkojë edhe ajo e do ‘gjejë ndonjë sheik’ kur të rritet, sepse këtë ide i ka futur në kokë babai i saj!!!”-ka shkruar këngëtarja, e cila nuk është mjaftuar me kaq.

Për t’i shkuar deri në fund kësaj çështjeje dhe për të treguar se në fakt është ajo vetë që paguan për udhëtimet e saj, ka treguar biletën e avionit dhe numrat e fundit të kartës së kreditit që është në emrin e saj.

“Nuk kam asnjë lloj obligimi të të sqaroj, por thjesht po e bëj se më vjen keq për atë fëmijë që po rrit me këtë mendje të sëmurë që paske! Ik tani dhe sëmuru tamam për faktin që unë kam punuar për këtë jetë që kam dhe nuk ia shtrij dorën njeriu, ndërkohë që ti, në vend të bësh diçka që të rregullosh jetën tënde, vazhdon dhe sheh jetën time nga klubi i lagjes me WiFi falas! Paqe!”-ka shkruar në fund Bleona.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com