Në llogarinë e saj në ‘Instagram’, Bleona ka publikuar disa fotografi të reja me të cilat ka treguar se ka udhëtuar në Emiratet Arabe.
Ajo ka shkruar se ky është vendi më i pëlqyer për të dhe ishte bërë gati për të bërë një tretman.
Ajo është më aktive se kurrë këto ditë ku duket se po i shijon në maksimum pushime e saja në Lindjen e Largët.
Bleona ka ndarë me ndjekësit të gjitha aktivitetet që ajo bën.
Një ndër fotot që tërheq vëmëndjen është mbulimi i bleonës dhe pjesëmarrja e saj në një ndër xhamitë më të famshme në Emiratet e Bashkuara.
Bashkëngjitur fotos ajo shkruan: Vetëm drita mund të shpëtoj errësirën !!! Jini drita e jetës suaj dhe e njerëzve rreth jush!
Në një video të postuar në ‘Instastory’, ajo shihet duke u falur në xhami. Mbishkrimi mbi këtë video është : I dashur Zot! Faleminderit për këtë që jam dhe që kam në këtë jetë. Kam qënë, jam dhe do mbetem gjithmonë fëmija jot. Ti je Numri 1 mbi gjithçka. Gjithçka tjetër vjen mbrapa teje.