Aktori i njohur i “Portokalli” Rezart Veleshnja është më i lumtur se kurrë tani që po jeton një histori të bukur dashurie. Këtë herë ai na ka prezantuar në rrjete sociale me një vajzë brune në krahë , ndërsa shkruan: ‘’Dashuria ime S’’, duke lënë kështu enigmë emrin dhe identitetin e saj.Kjo nuk është hera e parë që aktori publikon fotografi me të njëjtën vajzë dhe me mbishkrime dashurie.
Si këtë herë , ashtu sikundër herën e kaluar çifti shihet në Gjermani , çka tregon se e dashura e tij jeton pikërisht në shtetin verior. Aktori në pranverën e vitit të kaluar u nda nga ish nga e fejuara e tij, grimierja Pranvera Metolli, një lajm që përfshiu faqet e gazetave.