Loading...

Aktori Gentian Zenalej flet hapur: Në Shqipëri ka pasur ngacmime seksuale tek artistët

Aktori i humorit dhe drejtuesi i emisionit Stop, Gentian Zenalaj, ka qenë i ftuar dje  në programin “Chaud Patate” në NRG radio, ku preku një temë shumë të nxehtë.

I pyetur nëse ka pasur ngacmime seksuale tek aktorët në Shqipëri Genti u përgjigj pa hezitim’po’.

Një ndër temat më të nxehta të kinematografisë botërore në këto momente është pikërisht ngacmimi seksual, ku rasti i fundit ishte ai i aktores shqiptare Eliza Dushkut, e cila në moshën 12-vjeçare është ngacmuar seksualisht.

Lidhur me këtë temë Genti u shpreh pak skeptik duke mos toleruar këto vajza që u kujtuan pas 10-20 vitesh për të denoncuar këtë fenomen.

“Bota jonë ka shumë ngjarje të tilla. Të gjithë ne e kemi dëgjuar. Ne artistët që jemi brenda botës tonë e dëgjojmë akoma më shumë. E vetmja gjë që unë nuk toleroj është se pse këto kanë folur pas 10 vjetëve! Pra dhe këto raste që shpërthyen në Amerikë nuk mund të pretendojnë që i ka ndodhur në vitin 2001 dhe kujtohen pikërisht në 2018-ën dhe do gjejnë zgjidhje. Kjo do të thotë që ti ke bërë një kompromis me veten tënde, por njerzit nuk duhet të bëjnë kompromise të tilla dhe nuk duhet ta mbyllin gojën.”,- u shpreh Genti.

I pyetur nëse ai njëh ndonjë rast që i ka thënë se e kanë ngacmuar seksualisht, Genti u përgjigj me sigurinë më të madhe: Sigurisht që po, por unë nuk mund ta bëj publik sepse vetë personi ka zgjedhur të mos e bëjë publik rastin. Ndodh që ne të gjithë po luftojmë për korrupsionin apo raste të tilla me emisionet që bëjmë, por duhet të bashkëpunosh dhe ti me mua. Duhet të bashkohen të gjithë shqiptarët!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com