Diçka e madhe po vjen nga Ford. Kompania ka konfirmuar një model të ri Mustang Shelby GT500 për 2019, dhe do të ketë të paktën 700 kuajfuqi.
Përshkruar si “kulmi i performancës Mustang” , GT500 do të jetë një coupe dy herë më e fuqishme sesa modeli origjinal 1967.
Fuqia do të sigurohet nga një motor V8 supercharged, që ka gjasa të rrjedh nga njësia e tanishme 5.0 litra dhe kjo do të mundësojë Mustang të bëhet modeli më i fuqishëm i prodhimit rrugor dhe ligjor që Ford ka prodhuar ndonjëherë.
Ford nuk pranoi të tregonte kur do të zbulohet makina, por ne mund të presim që të mësojmë më shumë për modelin në muajt e ardhshëm.
https://youtu.be/KtlmJLl18zo