Një nga emrat më të dashur të ekranit shqiptar ka rënë pre e sulmeve.
Bëhet fjalë për moderatoren Xhemi Shehu. Nëse klikoni emrin e saj në Instagram nuk ka për t’iu dalë profili i moderatores.
Jo më larg se muaji shtator Xhemi ka bërë të njëjtin largim. Këto raste ndodhin kur emrat e njohur bëhen pre e sulmuesve të rrjetit.
Kur kjo ndodhi për herë të parë të gjithë menduan se, një nga personazhet më të dashur të ekranit shqiptar, kishte marrë një vendim të papritur lidhur në profilin e saj në Instagram.
Kujtojmë se Xhemi nuk është shumë aktive në rrjetet sociale. Me siguri ajo do të bëjë të mundur që të rikthejë sërish profilin e saj.