Pas seancës së jashtëzakonshme të votimit të Arta Markut në postin e kryeprokurores së re të përkohshme, kryeministri Rama reagoi për herë të parë lidhur situatën e dhunshme që u krijua paraditen e sotme nga protesta e opozitës së bashkuar. Kryeministri e ka cilësuar një turp të madh situatën e krijuar brenda dhe jashtë kuvendit.
Rama foli edhe për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, për të cilin tha se është i vetmi që largohet nga mandati pa asnjë konflikt me shumicën qeverisëse. Shefi i qeverisë nuk ka kursyer edhe rastin për ta falenderuar Llallën për punën dhe kontributin e tij.
JA FJALA E RAMËS:
Shfaqjen e sotme e dha opozita, por faturën e shfaqjes e merr fatkeqësisht përsëri e gjithë Shqipëria, e cila është më afër se kurrë celjes së negociatave për anëtarësim në BE, nuk e meriton, baltën, tymin e opozitës, që prej dy vitesh udhëhiqet nga frika e Reformës në Drejtësi.
Bëra sa munda dhe sinqërisht ca mund të bëja më shumë për të celur dialogun me opozitën lidhur me zgjedhjen e kryeprokurorit. As kërkesat e përsritura të SHBA e BE për të gjetur zgjdhje me mirëkuptim nuk mjaftuan për opozitën në tryezën e dialogut.
Zgjedhja e kryeprokurorit me votat tona ishte zgjedhje legjitime, kushtetuese e konfirmuar shkresërisht edhe nga SHBA e BE që asistojnë që prej ditës së parë procesin të reformës në drjetësi, por skishte zgjedhje e dëshira prej nesh, opozitën e ftuam pa pushim në tryezë. Sepse për në s’kishte rëndësi të respektohet kushtetuta e ligji, por ishte me rëndëi që këtë detyrim ta përmbushnin bashkarisht me opozitën. Jemi në një moment të rëndësishmë për vendin, ashtu sic do shfaqej uniteti në funksion të kushtetutës, e ligjit është një pikë e fituar, ashtu edhe cdo shfaqej si e sotme është një pikë e humbur.
Opozita zgjodhi rrugën e dëshpëruar, të baltës e tymit, nuk kurseu as përfaqësusit e SHBA e BE, akuzoi edhe ambasadorin Lu për konflikt interesi gjasme i akuzuar për korrupsion nga ish, kryeoprokurori Adriatik Llalla.
LLalla është i pari në 27 vjet që largohet nga detyra pas mbarimit mandatit kushtetues pa asnjë konflitk me shumicën qeverisëse.
Maks Haxhia, Arben Rakipi, Dhori Sollaku, Ina Rama u zgjidhën me miratimin e Berishës dhe të gjithë gjatë detyrës u masakruan publikisht, u shanë, baltosën nga po Berisha dhe partia e tij se u munduan të bëjnë detyrën duke respektuar ligjin.
Llalën dua ta falenderoj sot për punën e tij të vështirë në më shumë se një rast prokuroria ka vepruar me hetime e ndjekje penale ndaj përfaqëusesve të PS në qeveri nuk u pengua kurrë e as u sulmua kurrë nga qeveria që unë drejtoj sepse jemi ndryshe dhe kurr nuk e përdorim fuqinë e pushtetit për të bërë presione të hapura ndaj organit të akuzës.
S’ka dy standarte, s’ka dy drejtësi, pavarësisht faktit se ai pushtet është i korruptuar. Reformën e nisur nuk e ndal askush, as me baltë e protesta. Ka dy vjet që e dëgjoj këtë avaz, që bëhemi gazi i botës si i vetmi rast unikal në historinë e procesit të integrimit ku opozita dhe jo shumica i kundërvihet refomës në drejtësi.